Problemet me energji elektrike në shkëmbin e Kavajës, bizneset: Nuk garantojmë cilësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2014, 14:28
Durrës- Ndonëse furnizimi me energji elektrike para fillimit të sezonit u konsiderua i zgjidhur, pushuesit në zonën e Golemit dhe të shkëmbit të Kavajës po perballen me vështirësi serioze për shkak të mos furnizimit me energji elektrike dhe ndërprerjeve të shpeshta.Në këto kushte përfaqësuesit e biznesit të shqetësuar thonë se përvec bezdisjes së pushuesve, nuk mund t'u garantojnë as cilësi në servirjen e ushqimeve.Lajmi i mirë për zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës është se ka filluar që të funksionojë sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha, të cilat ditë më parë kamera e Ora Neës i vëzhgoi nga afër teksa derdheshin direkt ne det,, ndërsa për Golemin ky problem vijon të jetë ekzistent.