Invalidët në Maliq: Sekserët po na "rrjepin", s'marrim në kohë paratë e kemp-it nëse s'paguajmë

Maliq - Të paktën 200 invalidë në qytezën e Maliqit denoncojnë korrupsionin që bëhet nga sekserët në tërheqjen e KEMPIT tek zyrat e shpërndarjes.Sipas tyre persona të caktuar, kundrejt 200 lekëshit që marrin shpërblim, mbledhin një numër të konsiderueshme librezash dhe në bashkëpunim me punonjëset e shpërndarjes së parave bëjnë tërheqjen e tyre. Invalidët, paratë duhet t'i tërheqin në datën 1 ose 2 të çdo fillim muaji, por arrijnë ti marrin vetëm pas datës 10 duke mos mundur të blejnë as ilaçet.Një tjetër problematikë me të cilën invalidët përballen, është mungesa e një qendre shëndetësore 24-orëshe. Ata thonë se kur sëmuren gjatë natës duhet të paguajnë taksi për të udhëtuar drejt Korçës.Një numër i madh i invalidëve në Maliq, janë edhe të pastrehë, por edhe pse kanë aplikuar pranë bashkisë për kredi të buta askush prej tyre nuk ka përfituar deri më sot./nzh/oranews online/