Furnizimi i kufizuar me ujë të pijshëm, debate në mbledhjen e këshillit bashkiak
Nevoja e furnizimit me ujë të pijshëm gjatë sezonit turistik në zonen e Lezhës dhe të Shëngjinit, ka sjellë diskutime dhe debate në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkikiak të Lezhës.Drejtori i ujësjellësit, Zef Maçi është thirrur për të raportuar me kërkesë të kryetarit të asamblese të Ujësjellës Kanalizime, Tonin Uldedaj që e ka cilësuar si emergjente problemin e ujit të pijshëm.“Ne nuk jemi për të bërë shoë dhe publicitet. Sot ka nevojë për ujë të pijshëm, problemi numër një për turistët është uji i pijshëm. ky problem duhet hedhur në votë si çështje jetike për turizmin në Lezhë”, tha Uldedaj.Pas diskutimeve të shumta kërkesa e Uldedajt u miratua nga të gjithë këshilltarët, duke i hapur rruge raportimit te Dejtorit Zef Maçi mbi situaten e furnizimit me ujë dhe masat që duhen marrë.“Lezha furnzizohet me ujë të pijshëm me orar të kufizuar. Kjo për arsye të lëvizjes së madhe demografike gjatë viteve të fundit dhe rrjeti i amortizuar prej shumë viteve”, tha MaçiGjatë sezonit turistik është ngritur një task forcë për përballimin e çdo situate që të të vërehet.e.k/oranews/online