Laç, sakrificat e 50-vjeçares së braktisur, largon fëmijët nga vetja që të kenë jetë më të mirë
Laç - Dezdemona Preçi, 50- vjeçarja nga Laci, përveç situatës së vështirë ekonomike, mbart brenda saj edhe dramën familjare.E vetme ajo jeton në një ndërtesë, që vetëm e tillë nuk mund të quhet. Muret e çara, lagështira që ato mbartin, kanë rënduar gjendjen e saj shëndetësore.E braktisur nga bashkëshorti dhe e mbetur e vetme me tre vajza, është detyruar që edhe ato t’i largojë nga shtëpia, për t’i mbrojtur, sepse disa herë kanë tentuar t’i futen me dhunë në shtëpi gjatë natës, ç’ka e ka shtyrë të kërkojë shpeshherë edhe ndihmën e policisë.Pa një bashkëshort mbështetje, pa asnjë fëmijë për të gëzuar jetën, pa asnjë mjet për të siguruar bukën e gojës për të mos folur për ilaçet që nuk arrin kurrë t’i blejë, janë një mal hallesh që e kanë sfilitur 50-vjeçaren, mosha e të cilës, tashmë duket se ka humbur së bashku me mirëqënien.ar.sh/Oranews.tv