Ministrja Nikolla feston me maturantët e Vlorës: Rruga e dijes e vështirë, por jo e pamundur
Për herë të parë maturantët e këtij viti në qytetin e Vlorës kanë patur mundësi ta festojnë maturën e tyre ndryshe nga çdo vit tjetër.Me veshjen karakteristike të kësaj ditë, maturantët e të gjitha shkollave të qytetit kanë parakaluar në bulevardin Vlorë-Skelë, të shoqëruar në këtë parakalim nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla si dhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Albana Hodaj.“ Sot ecja bashkë me maturantët në rrugët e Vlorës. Ishte një ndjesi e veçantë që të jep ky qytet, ky qytet i historisë 100 vjeçare të shtetit tonë, i dijes, kulturës. Ndaj unë përkulem me respekt ndaj atyre arsimtarëve që në vit kanë punuar fort me pasionin e mendjes dhe zemrës për të kultivuar në Vlorë cilësinë e vërtetë, për të lindur në Vlorë arsimin që do ta çoj gjithnjë e më përpara Shqipërinë”, tha NikollaPër 34 maturantëve më të mirë vlonjatë u ndanë certifikata vlerësuese.Festa e maturës 2014 në qytetin e Vlorës ashtu sikurse e do dhe tradita është mbyllur me hedhjen e kapeleve dhe është pasuar me një koncert festiv.e.k/oranews.tv