Produkte të skaduara, AKU gjobit 6 subjekte ushqimore në Fier

Fier- 6 subjekte të produkteve ushqimore janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për shkak të kalimit të afatit të datës së skadencës së produkteve.Drejtori i AKU në Fier, Frederik Çuko, tha se shkelje janë konstatuar edhe në dy magazina të mëdha në Fier dhe Lushnje, në të cilat është asgjesuar malli si dhe janë vendosur gjoba në vlera të konsiderueshme.Sipas Çukos, produktet e konstatuara me shkelje të datës së skadencës jane kryesisht pijet alkoolike dhe ato energjike për shkak të neglizhencës nga ana e këtyre subjekteve.Skadimi i produkteve të ndryshme gjatë stinës së verës sjell pasoja për shëndetin e konsumatorit që për fat të keq nuk i kontrollojnë datat e skadencës gjatë blerjes së produktit.B. Kuçana/Oranews.tv