Në lumin Osum rrjedhin vetëm ujëra të ndotura, qytetarët: Dikur plazh, sot e shmangim

Berat- Ulja e prurjeve të lumit Osum, si pasojë e mungesës së rreshjeve ka nxjerr në pah ndotjen. Në sipërfaqe duken lehtësisht ujërat e zeza që përfshijnë rrjedhën e pakët të lumit.Osumi në këto ditë vere nuk ka asgjë të përbashkët me lumin që dikur shërbente si vend plazhi për banorët.Era e keqe ndihet kudo dhe si të mos mjaftonte kjo në dy krahët e lumit shikon dhe mbetje. Banorët kujtojnë se dikur në këtë lum laheshi, ndërsa sot e shmangin ecjen në bulevardin në krah të tij si pasojë e aromës së keqe.“Shërbeheshe me pije të ftohta, tani është qelbur dhe nuk afrohemi dot te lumi. Ne, qytetarët duhet të ngrihemi të gjithë, por ne nuk organizohemi. Dikur laheshim dhe kalonim pushime, tani është katandisur ferra dhe moçale. Ka qenë i gjithë lumi plazh”, thanë banorëtE ndërsa bashkia është ende në fazën e hartimit të projekteve për rehabilitimin e lumit, qytetarët kujtojnë se është detyrë primare e saj sistemimi i tij, që nuk përafrohet me atë dikurshmin, që ata ruajnë në kujtesë./ek/oranews online/