Nuri Seferi: Nuk do të tolerojmë të shkelet mbi gjakun e shqiptarëve
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka reaguar ashpër pas dhunës që ushtroi policia maqedonase mbi protestuesit shqiptarë në Shkup.‘Tysoni shqiptar’, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehi mllefin e tij mbi policinë maqedonase, duke thënë se shqiptarët nuk mund të qëndrojnë duarkryq në tokën e tyre.Seferi thekson më tej se për këtë tokë kanë derdhur gjak shumë shqiptarë dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë më.Ja postimi i Seferit në fb:"Sot me vemendje jam duke shikuar ngjarjet në Shkup qe vertet janë te dhimbshme. Po ushtrohet terror i vertet nga policia sllave ndaj protestuesve Shqiptar qe filluan shumë qet protesten kunder rastit Monstra.Kerkoj që sa me shpejt te reagoj Politika Shqiptare kunder kesaj dhune qe behet ndaj Shqiptarve , Kerkoj që masat e rendit te qetësojn situaten ne cdo anë të Shkupit.Shqiptaret protestuan per drejtesi , Por kjo qe behet kunder Shqiptarve eshte nje terror i vertet qe nuk e deshiron asnje qytetar i vendit. Keto ngjarje na kthejn disa vite mbas , Kjo dhune i ngjan regjimit fashist te Milloshevicit e Karagjicit qe dikur ushtonin mbi Popullin Shqiptar.Duket qe ajo urrejtje e ati regjimi të eger eshte trashiguar dhe sot me 4 Korrik e shohim te njejten ne Shkup.Shqiptaret janë ne trojet e veta amtare , Cdo pellembe te kesaj Shqiptarie e kemi mbrojtur me gjak dhe nuk dot tolerojm qe te qendrojm urt duke shikuar si shkilet mbi gjakun dhe nderin e Shqiptarve...MJAFT MË ! ! !"B. Kuçana/Oranews.tv