Itali, vritet nga bashkëkombasi i tij 25-vjeçari shqiptar, u ther me thikë në banesë

Itali-Vritet një i ri shqiptar në Itali. Viktima, një 25-vjeçar, Novi Kaçorriu ther me thikë në hollin e banesës së tij ku jetonte.Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 të date 5 korrik në Broni, ku i riu është qëlluar me thikë pas një mosmarrëveshje me autorin e plagosjes, Sokol Miza.Ai është transportuar me urgjencë me një makinë të rastit në spitalin e Stratfordit, ku dhe ka ndërruar jetë vetëm një orë pas ngjarjes.Ndërkaq policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të rastit si dhe miq të viktimës. Nga dëshmitë e tyre është bërë i mundur identifikimi i autorit të vrasjes dhe po punohet për kapjen e tij.Lajmi u përditësuaB. Kuçana/Oranews.tv