Dy gëzime në një ditë për Berishën, 43-vjet martesë dhe ditëlindja e bashkëshortes
Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten festojnë dy gëzime në një ditë. Nëpërmjet një postimi në Facebook Berisha shkruan se urimi i tij ishte një ndjenjë mirënjohje e pakufishme për dashurinë.”Sot ne si familje kemi një festë të veçantë, ditëlindjen e Lilit dhe 43 vjetorin e martesës tonë! I pari që e urova Lilin isha unë. Urimi im ishte mbi të gjitha një ndjenjë mirënjohje e pakufishme për dashurinë, mbështetjen, përkushtimin e saj tejet të çmuar këto 43 vite së bashku, pa të cilat unë nuk do mund të isha ky që jam sot. Por dhe një mirenjohje e veçantë për përkushtimin e saj për më shumë se katër dekada ndaj fëmijëve të sëmurë dhe në nevojë të këtij vendi”, shkroi ai.Më tej ish-kryeministri rendit urimet nga nipërit dhe mbesat si dhe miqtë e shumtë. Ndër urimet spikat ai i dy të rinjve romë, në shenjë mirënjohje për kujdesin e saj ndaj tyre si Presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë””“Pas meje, Lilin e uruan me rradhë mbesat dhe nipërit Sara, Dalila, Amla, Medina, Lajdoni, Arti dhe e gjithë familja. Urime të panumërta erdhën dhe nga miq tanë të shumtë. Por pas rrethit familjar, buqetën e parë të luleve e sollën Danjela dhe Flori, dy te rinj romë, si mirënjohje për kujdesin e Lilit ndaj tyre. Shume urime Lili! Gëzuar për shume mot”, shtoi ai.