Dade: Diplomacia shqiptare të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të vendit

Kryetarja e Komisinit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade gjatë fjalës së saj në Konferencën e Ambasadorëve vuri theksin tek roli që duhet të kenë ambasadorët në proçesin e integrimit dhe rendin të ri botëror. Ajo tha se diplomacia shqiptare duhet të bëjë më shumë përpjekje të kualifikuara për të kontribuar në përmirësimin e imazhit të vendit, i cili sipas saj është keqperceptuar nga opinioni.“Diplomacia shqiptare të shtojë përpjekjet në funksion të detyrave të reja. Në këtë kuadër ndjekja e një politike të jashtme më aktive në kuadër të NATO dhe integrimit europian kërkon që diplomacia shqiptare të shtojë përpjekjet në funksion të detyrave të reja që kërkon rendi i ri botëror. Diplomacia duhet të pasurohet gjithnjë e më shumë me të ashtuquajturën element të ekspertizës teknike. Diplomacia jonë duhet të bëjë më shumë përpjekje të kualifikuar për të kontribuar për imazhin e vendit i cili shpesh është i keqperceptuar nga opinion”, tha ajo.Dadu theksoi gjithashtu rendësinë e investimeve të huaja në vend dhe intesifikimin e emigrantëve si faktor për ndryshmin e imazhit.“Me rendësi është përpjekja për praninë e investimeve të huaja në vend dhe duhet bërë më shumë për evidentimin e shqiptarëve kudo ku jetojnë. Konsullatatat tona duhet të intesifikojnë me një cilësi të re punën e shqiptarëve për të qenë ata një faktor për ndryshimin e imazhit”, shtoi Dade.Sakaq, Dade tha se statusi i vendit kandidat rrit autoritetin e Shqipërisë në rajon dhe kërkon përgjegjësi në përmbushjen e detyrimeve për hapjen e negociatave.“ Ka ardhur koha të mendojmë më seriozisht për një rol më të madh të Shqipërisë dhe diplomacisë sonë në organizatat ku aderojmë dhe kemi mundësi të bashkëpunojmë prej kohësh. Statusi i vendit kandidat rrit autoritetin e Shqipërisë në rajon dhe njëherazi kjo kërkon përgjegjësi më të mëdha dhe më sërioze jo vetëm në politikat e brendshme, por dhe ato rajonale më gjërë. Kërkohet domodoshmërisht rritja e cilësisë së punës të prezencave tona diplomatike. Në pikëpamjen e BE, angazhimi kryesor pas marrjes së statusit është hapja e negociatave”, tha ajo.e.k/oranews/online