PKD inkurajon Qeverinë: Mbro interesat e shqiptarëve etnikë në Maqedoni
Tiranë – Partia Kristian–Demokrate inkurajon Qeverinë shqiptare që mbrojë interesat legjitime të shqiptarëve etnikë në Maqedoni.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PKD-ja e nxit Qeverinë të përdorë të gjitha mjetet politike dhe diplomatike në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe te institucionet ndërkombëtare për t’ia arritur këtij qëllimi.Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë dënon me forcë dhunën brutale të ushtruar ndaj shqiptarëve në protestën e zhvilluar në Shkup, ku mbetën të plagosur mbi 20 persona. Pas shumë kohësh dje pamë një sjellje tejet shqetësuese, tipike shoviniste, me ngjyresa të qarta diskriminuese etnike nga ana e policisë dhe strukturave shtetërore maqedonase, të padenja dhe jashtë standardeve për një vend që kërkon integrimin në familjen euro-atlantike.PKD iu bën thirrje institucioneve shtetërore të Maqedonisë që të distancohen nga përdorimi i mjeteve të dhunës, që të respektojnë të drejtat e qytetarëve për tu mbledhur në protestë dhe të përdorin ligjin të vend të shkopinjve për trajtimin e qytetarëve të tyre.Drejtuesit e institucioneve, sidomos përfaqësuesit e drejtësisë së Maqedonisë, duhet të heqin dorë nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes etnike, vendimeve me motive diskriminuese dhe t’i trajtojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë si subjekte të barabarta përpara ligjit.Tashmë, është e gjithëpranuar se respektimi i standardeve të sanksionuara në marrëveshjen e Ohrit është e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe për t'u integruar Maqedonia multietnike.ar/sh/Oranews.tv