Kapet kamioni me 150 kg kanabis në port, kishte destinacion Italinë, 1 në pranga

Vlorë- Rikthehen rastet e trafikut të narkotikëve në vend. Shërbimet e policisë së kufirit Vlorë kanë sekuestruar  gjatë ditës së sotme 150 kg kanabis gjatë kontrollit në një kamion tip Volvo me targa VL4123C.Droga ishte e fshehur në paletat e drurit që transportonte kamioni, i cili kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë.Ndërkaq blutë kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionit që transportonte drogën, 40 vjeçarin Valter Hazizaj, banues në Vlorë për veprën penale “Trafik narkotikesh”.B. Kuçana/Oranews.tv