PD: Akuzohet për uzurpim prone, Rama e bën shef të verifikimit të pronave

Partia Demokratike, denoncoi sot emërimin e Alket Hysenit në krye të task-forcës për pronat në Vlorë, i akuzuar për ozurpim prone.Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, në një deklaratë për mediat tha se i kallëzuari në prokurorinë e Kavajës për marrjen me forcë të një parcelë në një fshat turistik, po bën karrierë me Edi Ramën.Urdheri i Kryeministrit për emërimin e Alket Hysenit urdheriDeklarata e plotë:Çfarë ndodh me një zyrtar që denoncohet publikisht dhe kallëzohet në prokurori nga një qytetar për uzurpim prone, për marrjen e tokës që nuk është e tij, me forcën që i jep pushteti.Me Edi Ramën, ky zyrtar promovohet, ngrihet në detyrë dfhe bën karrierë.Kështu ka ndodhur me Alket Hysenin, i cili është kallëzuar në prokurorinë e Kavajës për marrjen me forcë të një parcele në një fshat turistik.Kur Partia Demokratike denoncoi publikisht rastin mbi bazën e ankesës së bërë nga qytetari, nga zotëruesi i pronës, Qeveria reagoi fillimisht duke thënë se Alket Hyseni nuk ishte nëpunës i saj.Por tani del në dritë, një urdhër i Kryeministrit Rama, që jo vetëm vërteton se i kallëzuari për uzurpim prone është punonjës i qeverisë, po mban detyra shumë të rëndësishme.Edi Rama i ka besuar të kallëzuarit në Prokurori për uzurim prone, verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në Qarkun e Vlorës, në rivierën e Jonit.Kjo pra është meritokracia e z.Rama.Kjo është mënyrë se si të bësh karrierë me Rilindjen.Uzurpo pronën e tjetrit, që të bëhesh shef i verifikimit të ligjshmërisë së pronave në bregdet.B. Kuçana/Oranews.tv