Avokatët penalistë kërkojnë të bëhen pjesë e reformës së drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2014, 17:16
Tiranë - Në kohën kur në sistemin e drejtesisë priten reforma të thella, avokatët penalistë të Shqipërisë kërkojnë të mos përjashtohen dhe të bëhen pjesë e saj.Kryetari i Shoqatës se Avokatëve Penalistë ka kërkuar që ata të asistojnë e të pyeten për projekligjet e reja që hartohen nga Ministria e Drejtësisë.Visha i bëri deklaratat e tij në Konferencën e dytë Kombëtare të Avokatëve Penalistë, e cila përkonte me 5- vjetorin e shoqatës. Një problem, i cili u vu në dukje nga avokat Visha ishte pagesa e avokatëve që nuk paguhen prej vitesh.Në konferencë merrnin pjese dhe përfaqësues të dhomave të avokative të Kosovës,Maqedonisë,Serbisë dhe Malit t të Zi. Oranews.tv