Punimet në rrugën e tunelit Elbasan-Tiranë, nuk ka datë të përcaktuar për rinisjen e qarkullimit

Elbasan- Që prej 25 qershorit aksi Elbasan-Tirane është mbyllur dhe shkak janë bërë punimet që po kryhen nga firma kontraktuese. Jashtë kamerës punëtorët thonë se rruga nuk mund të përfundojë në afatin e përcaktuar, atë të 15 korrikut.Në fakt firma kontraktuese herë pas here shtyn afatin e përfundimit ku më herët ishte dhënë data sotme por nuk ka përfunduar ende. Më pas u tha për datën 15 korrik, por qytetarët e Elbasanit mund të dëgjojnë një tjetër datë.Keta të fundit i janë rikthyer rrugës së harruar, asaj nga Qafë -Krraba, por me një çmim bilete që nis nga 300 lekë e në rastet kur shoferët abuzojnë shkon edhe në 500 lekë.Një tjetër problem me mbylljen e këtij aksi është dhe izolimi i disa fshatrave përgjatë rrugës Elbasan-Tiranë dhe në raste emergjencash, nuk lejohet as kalimi i ambulancave apo zjarrëfikëses.e.k/oranews.tv