Aksi Levan-Vlorë merr dhe 3 milion euro më shumë
Aksi Levan-Vlorë merr dhe 3 milion euro më shumë. Marrëveshja u nënshkrua me konsensus në komisionin e ekonomisë dhe të financave. Pavarësisht kësaj deputetët socialistë në komisionin parlamentar të ekonomisë, propozuan që Kontrolli i Lartë i Shtetit të hetojë mbi të gjitha rastet e financimeve shtesë duke i përcaktuar ato si raste të mirëfillta korrupsioni.Por sipas zv.ministrit të transporteve Ernest Noka, projekti i rrugës Levan-Vlorë ka qënë në monitorimin e dy bankave financuese, BERZH dhe BE, dhe shtrenjtimi i kostos se kësaj rruge nuk është abuzim.Ky është financimi i dytë shtesë për aksin Levan Vlorë brenda pak muajsh. Tre vjet pas skadimit të afateve zyrtare për perfundimin e këtij aksi rrugor, qeveria shqiptare kërkoi miratimin e dy kredive shtesë, një me 10.5 milion euro nga BERZH dhe së fundmi , kredinë me 3 milion euro nga BE. Vlera fillestare e kontratës ka qenë 41.9 milion euro ndërkohë që tashmë kostoja përfundimtare e rrugës llogaritet 59.7 milion euro.