KQZ përcakton partitë që kanë të drejtë të kenë komisionerë

45 zona të administrimit të zgjedhjeve në zgjedhjet e qershorit do të kenë shumicë Partinë Socialiste dhe 44 të tilla do të kenë shumicë Partinë Demokratike.Në këtë mënyrë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me votë unanime ka përcaktuar përmes shortit përbërjen e anëtarëve për 89 zona të administrimit të zgjedhjeve në vend. Sipas shortit PD do të ketë shumicë zonat e amdinistrimit zgjedhor me numër çift, ndërsa PS do të ketë shumicë KZAZ me numër tek.Përberja e komisioneve zonale të amdinistrimit të zgjedhjeve do të jetë me të njëjtin format siç Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ku Partia Demokratike do të ketë 2 anëtarë, Partia Socialiste 2 anëtarë, LSI-ja 1 anëtar ndërsa 1 anëtar do ta propozojë PBDNJ, ndërsa anëtari i shtatë sipas përcaktimit të hedhur në short.4 ditë më parë kolegji bëri ndarjen e zonave të administrimit të zgjedhjeve pas ankimimit të PD-së në këtë institucion për vendimin e KQZ-së, e cila kërkonte 100 ZAZ. Kolegji vendosi të marrë në konsiderate propozimin e KQZ-së për ndarjen në 89 ZAZ për zgjedhjet parlamentare të qershorit.