Thaçi: E respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në detyrë i Kosovës , Hashim Thaçi, ka përshendetur vendimin e gjykatës Kushtetuese të Gjykatës së Kosovës dhe ka shpjeguar se e respekton plotësisht vendimin e këtij institucioni, e cila përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe të drejtën e mandatit për formimin e institucioneve të reja.Thaçi këtë e ka shpjeguar në faqen e ti zyrtare në fb, ku ka shkruar -“Sapo mora Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që e përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe të drejtën e mandatarit për formimin e institucioneve të reja, sipas Nenit 95, paragrafi 4 të Kushtetutës si dhe Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme që përcakton qartë mënyrën dhe afatet e krijimit të koalicioneve. E respektoj këtë vendim plotësisht. HTH”hashim thaci fcb