VV-ja kushtëzon me riformatim të dialogut dhe të privatizimit

Blloku LDK-AAK-NISMA do ta ketë mbështetjen e VV-së në Kuvend vetëm nëse pajtohet t’i rishikojë dialogun me Serbinë dhe procesin e privatizimit, shkruan sot Koha Ditore.Paralajmëron dialog të drejtpërdrejtë me serbët e Kosovës. Është për vazhdimin e dialogut me Brukselin “për të ripërcaktuar marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në marrëdhënie të plota kontraktuale me BE-në, si të gjitha shtetet e tjera të rajonit”.Në dokument gjithashtu kërkohet dërgimi i marrëveshjeve me Serbinë në Komisionin e Venecias për interpretim të legjitimitetit të tyre.Koha Ditore sot publikon Draftmarrëveshjen për kornizën operacionale dhe politike për një qeveri të përkohshme, prej tetë faqesh të cilën e ka ofruar Vetëvendosje.Marrë nga KosovaPress