Kosovë, mblidhet LDK-ja, do të flasë për koalicionin me AAK-në e Nismën!
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet nesër për të diskutuar për situatën politike në vend dhe për koalicionin e arritur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën për Kosovën. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda LDK-së.Sipas këtyre burimeve, tema kyçe do të jetë vlerësimi i përgjithshëm i situatës politike në vend dhe çështja e koalicionit të arritur me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe me Nismën e Fatmir Limajt.“Lideri i LDK-së , Isa Mustafa ka mbështetje të plotë të Kryesisë së partisë që të vazhdojë punën me partnerët e koalicionit për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë ky burim i Gazetës.Ndërkohë, sipas këtij burimi pritet që në këtë mbledhje të diskutohet edhe për rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme nëpër disa komuna, si në Prizren e në disa komuna, ku LDK nuk ka arritur që të marrë as edhe një mandat të deputetit.LDK-ja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare doli partia e dytë duke i marrë vetëm 25 për qind të votave, apo 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Menjëherë pas zgjedhjeve, LDK bëri koalicion me AAK-në dhe me Nismën për Kosovën, duke ia dhënë postin e kryeministrit Ramush Haradinajt.Disa medie të afërta me PDK-në e hashim Thacit raportuan se ky veprim i Mustafës krijoi pakënaqësi të shumta brenda LDK-së.Mirëpo, Mustafa sot në një shënim në Facebook tha se LDK është më e unifikuar se kurrë.Ai ka thënë se s’ka kurrfarë hallakame në LDK.“Kryesia e LDK-se dhe degët e LDK-së e kanë përkrahur marrëveshjen LDK, AAK dhe Nisma. Nuk ka pasur asnjë takim tjetër në të cilin është kundërshtuar kjo marrëveshje. LDK nuk ka Këshill Drejtues, dhe nuk ka pasur asnjë takim tjetër e as “hallakamë”, siç shkruan në një portal. Apeloj që këtij procesi, që është shumë i rëndësishëm për Kosovën, t’i ndihmojmë me një qasje objektive dhe konstruktive nga të mediat e shkruara dhe elektronike”, ka shkruar Mustafa.Marrë nga Gazeta Blic