FOTOVIDEO/Serbët Presidentit të tyre: Ti je tradhtar, Nikoliç: Ju jeni budallenj

Kosovë- Ajo që duhej të ishte festë për minoritetin serb në Kosovë, u shndërrua në një tubim fyerjesh dhe sharjes mes tyre dhe presidentit Tomislav Nikoliç në Gazimestan.Pasi nje grup të rinjsh filluan ta thërrisnin "Tradhtar, ti e ke shitur Kosovën" presidenti serb në një moment ka humbur durimin dhe u tha "budallenj" turmës që brohoriste."Këtë që po e dëgjojmë është shumë e mirë për mediet e huaja por edhe për disa gazetarë tanë ët cilët veç këtë do ta filmojnë. Ju jeni budallenj. Këtë po e tregoni në Kosovë e Metohi ku ende po grindemi. Kështu do ta shpëtoni Kosovën ju? Do të bërtisni dhe në fund do të shkoni në shtëpi.E kam mbajt këtë peshë e dhe më herët do mbaj prapë që të jem edhe presidenti i juaj. Për këtë arsyeje jam bërë presidenti që ju të më thoni tradhtar.Pyetem nëse presidentit të mëhershëm do t'i kishit thënë tradhtar a thua çfarë do të kishte ndodhur me ju. Të dashur vëllezër e motra tashmë kjo ka kaluar çdo kufi. Prapë po ju lutem, keni besim në Serbinë.", ka thënë Tomislav Nikoliç.E megjithatë fjalimi ka rënë në vesh të shurdhët, pasi të rinjtë e kanë injoruar dhe kanë filluar të thërrasin emrin e "Vojslav Sheshelit".Ata nuk kane kursyer kapsollë, fishekzjarre, madje nje prej tyre ka gjuajtur dhe me gur ne drejtim te Nikoliç.Të pranishmëve në tubimin e festës së Vidovdanit në Gazimestan, Nikoliç u tha se gjithë këto ndërtime që po i bëjnë, po bëhen në tokën e Serbisë.Ndërkaq të tjerë serbë të tubuar janë lëshuar në thirrje mbështetëse ndaj Presidentit: “Rroftë Nikolliç” dhe “rroftë Serbia”.Në ditën e Shën Vidit, serbët shënojnë 625 vjetorin e betejës mesjetare të Kosovës. Për mbarëvajtjen e festimeve policia e Kosovës kishte angazhuar 212 efektivë policie.