Luftojnë në Siri dhe Irak, Maqedonia ndryshon Kodin Penal
Fenomeni i përfshirjes së të rinjve në konfliktet e armatosura jashtë vendit të tyre ka shqetësuar autoritetet maqedonase.Ministria e Brendshme ka deklaruar se po ndjek me shumë kujdes përfshirjen e shtetasve të Maqedonisë në konfliktet në Lindjen e Mesme.Ministrja Gordana Jankullovska deklaron se e ka parë me shqetësim videon e publikuar ditëve të fundit në internet, ku një shtetas i Maqedonisë, pjesëtar i grupit te ashtuquajtur "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" gris pasaportën maqedonase.Për të parandaluar fenomenin e migrimit të shtetasve të Maqedonisë për luftë drejt Sirisë dhe së fundmi në Irak, Jankullovska tha se qeveria tashmë ka bërë hapat e nevojshëm, duke ndryshuar Kodin Penal.Ministrja Jankullovska nuk mohon mundësinë, që nëse ky fenomen vazhdon, të shtrëngohen edhe mekanizmat ligjor, duke sanksionuar penalisht të përfshirët në luftëra në shtete të tjera.Shumë shtete europiane dhe ballkanike kanë miratuar tashmë nje ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftërat në vendet e treta.Kosova, para pak muajsh miratoi ligjin i cili i sanksionon të përfshirët me burg nga 3 deri në 15 vjet.Ligji u kundërshtua nga Vetëvendosja, të cilët votën e tyre "kundër" e arsyetuan me faktin se një ligj i tillë sanksionon edhe kosovarët që do të solidarizoheshin me bashkëkombësit në konflikte eventuale në Luginën e Preshevës, Maqedoni e Shqipëri.Shqipëria gjithashtu sanksionon pjesëmarrësit në luftëra në shtetet e huaja. Në mars të këtij viti, qeveria e Edi Ramës përmes një aksioni policor vuri në pranga 7 persona, që dyshohej se organizonin rekrutimin e të rinjve për kryengritjet në Siri.Njohësit e rrethanave në Maqedoni thonë se dhjetëra shqiptarë mysliman kanë qenë të përshirë në konfliktin në Siri. Si motiv kryesor mendohet të jetë solidarizimi fetar dhe njerëzor me viktimat e regjimit të diktatorit sirian Basharal Asad.Por nga ky fenomen, nuk perjashtohen edhe vendet europiane, ku Britania dy ditë më parë publikoi të dhënat , sipas të cilave shumë britanikë kaneë lënë vendin e tyre për të luftuar në Irak.