Blloku opozitar kundër Thaçit, AAK- LDK- VV e NISMA nuk do i përgjigjen ftesës

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur në Facebook, se blloku opozitar është pajtuar që as si subjekte politike ndarazi nuk do t’i përgjigjen ftesës së PDK’së për krijimin e qeverisë."Ne, koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje, as si koalicion e as si subjekte politike ndarazi nuk do të i përgjigjemi ftesës së PDK-së e as pretendetit për mandatar të kësaj partie në cfarëdo konsultimi për krijimin e qeverisë së re", shkruan ai në Facebook.Përafrohet edhe më shumë blloku opozitar: Jo qeverisë Thaçi IIILiderët e partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje janë përafruar edhe më shumë për qëndrimet e tyre sa i përket themelimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.Pas takimit që kanë zhvilluar sot, krerët e këtyre partive kanë dalë me një qëndrim të përbashkët që asnjëra si subjekt politikë ndarazi, nuk do ti përgjigjet ftesës së PDK-së, as pretendentit të kësaj partie për çfarëdo konsultimi për krijimin e qeverisë së re.Lideri i AAK-së, Haradinaj ka thënë se janë në fazën e dytë të bisedimeve dhe janë përafruar jashtëzakonisht qëndrimet mes subjekteve politike për të formuar qeverinë e ardhshme.Haradinaj tha se janë të një mendimi se nuk do të ketë qeveri Thaçi 3. Ndërsa për kushtet e VV-së, ai tha që edhe ata janë për një dialog të mirëfilltë dhe jo pa kushte.Ndërsa lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se janë duke përparuar bisedimet për krijimin e qeverisë së ardhshme por sipas tij kryesorja është, se nuk do të ketë qeveri Thaçi 3.Marre nga Express