"Monstra", të premten priten protesta në Shkup, thirrje për pjesmarrje në rrjetet sociale

Maqedoni- Në Shkup është paralajmëruar protestë të premten kundër dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit.Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë familjarë të të dënuarve shqiptarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar të premten pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.Marre nga INA