Presidenti serb nesër në Kosovë, zbulon memorialin e Milosh Obiliqit në Graçanicë

BEOGRAD - Presidenti serb Tomisllav Nikoliç nesër do të vizitojë Kosovën ku vendosë një kurorë në memorialin e heronjve në Gazimestan me rastin e Ditës së Shën Vitus - një festë kombëtare.Agjensitë serbe të lajmeve bëjnë të ditur se vendosja e kurorës është planifikuar në orën 12:00 dhe pastaj do të vazhdojë me zbulimin e monumentit të Milosh Obiliqit në Graçanicë në orën 13.30.Nikoliç në Graçanicë do të takohet edhe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.Presidenti i Serbisë, në ora 10.00, do të vendosë edhe një kurorë në monumentin e heronjve të Kosovës me rastin e 625 viteve të Betejës së Kosovës.ar.sh/Oranews.tv1 Memoriali i Milosh Obiliqit në Graçanicë