Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, Thaçi më i votuari

Kosovë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.Ashtu siç qëndronte edhe me rezultatet preliminare, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës në koalicion me disa parti më të vogla me 30.38 për qind.Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.24 për qind, pastaj Vetëvendosje me 13.59 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.54 për qind, Lista "Srpska" me 5.22 për qind dhe Nisma për Kosovën me 5.15 për qind.Kurse partia partnere e PDK-së në qeverinë në largim, Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur të kalojë pragun prej 5 për qind.Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka prezantuar rezultatet dhe numrin e ulëseve sipas partive politike dhe koalicioneve.Nga 120 ulëset në Kuvend, 100 vende i kanë fituar partitë e shumicës- shqiptare, kurse komunitetet pakicë kanë arritur të sigurojnë vetëm 20 ulëset e garantuara, të cilat ndahen 10 për serbët dhe po aq për komunitetet jo serbe."Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës së bashku kanë fituar 37 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka fituar 30 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 16, pastaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 11, Lista "Srpska" i ka 9 ulëse, Partia Nisma për Kosovën 6 ulëse, Partia Demokratike Turke e Kosovës 2 ulëse, Partia Përparimtare Demokratike 1 ulëse, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës 1 ulëse, Partia e Re Demokratike 1 ulëse, Partia Liberale Egjiptiane 1 ulëse, Partia e Ashkalinjve për Integrim 1 ulëse, Koalicioni për Gorën 1 ulëse dhe Partia e Re Rome e Kosovës 1 ulëse", ka thënë Daka, duke kumtuar ndarjen e mandateve në Kuvend sipas partive politike.Pas shpalljes së rezultateve ka filluar edhe zyrtarisht të rrjedh afati ligjor për ankesa dhe më pas KQZ do të bëj edhe certifikimin.Me përmbylljen e këtyre procedurave, do të pasoj faza e konstituimit të institucioneve.Fillimisht do të konstituohet përbërja e re e Kuvendit me organet udhëheqëse, kryetarin dhe kryesinë e re. Kurse më pas do të nisin negociatat politike për krijimin e qeverisë së re.Nga aspekti politik, blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma qysh një ditë pas publikimit të rezultateve preliminare janë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me partinë fituese dhe kanë paralajmëruar se do të formojnë vet qeverinë e re.Megjithatë, synimi i tyre politik ka mbetur të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse edhe partitë jo fituese të zgjedhjeve mbi bazën e koalicionit pas zgjedhor mund të formojnë qeverinë.Në zgjedhjet e 8 qershorit, morën pjesë mbi 42 për qind e votuesve. Ato u cilësuan si zgjedhje të organizuara mirë duke marrë vlerësime pozitive edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar.Më poshtë, botojmë në tërësi listën prej 120 deputetëve që kanë fituar mandatin në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës:1. Hashim Thaqi2. Kadri Veseli3. Enver Hoxhaj4. Elmi Reçica5. Hajredin Kuçi6. Memli Krasniqi7. Rafet Rama8. Arsim Bajrami9. Raif Qela10. Agim Aliu11. Fadil Beka12. Labinotë Demi – Murtezi13. Sala Berisha – Shala14. Bekim Haxhiu15. Xhavit Haliti16. Ramiz Kelmendi17. Latif Gashi18. Adem Grabovci19. Azem Syla20. Zenun Pajaziti21. Agim Çeku22. Naim Fetahu23. Nuredin Lushtaku24. Besim Beqaj25. Nezir Çoçaj26. Gëzim Kelmendi27. Rrustem Mustafa28. Mexhide Mjaku – Topalli29. Flora Brovina30. Blerta Deliu – Kodra31. Edita Tahiri32. Margarita Kadriu – Ukelli33. Selvije Hakimi34. Vlora Çitaku35. Xhevahire Izmaku36. Luljeta Veselaj Gutaj37. Safete HadergjonajLidhja Demokratike e Kosovës:1. Isa Mustafa2. Vjosa Osmani3. Teuta Rugova4. Anton Quni5. Ismet Beqiri6. Nuredin Ibishi7. Arben Gashi8. Haki Demolli9. Kujtim Shala10. Sabri Hamiti11. Armend Zemaj12. Avdullah Hoti13. Hykmete Bajrami14. Njomza Emini15. Naser Osmani16. Lirie Kajtazi17. Hatim Baxhaku18. Shpejtim Bulliqi19. Muhamet Mustafa20. Fatmir Rexhepi21. Ali Sadriu22. Sadri Ferat23. Adem Salihaj24. Blerim Grainca25. Agim Ademaj26. Salih Morina27. Alma Lama28. Besa Gaxheri29. Teuta Sahatqia30. Doruntinë Maloku-KastratiLëvizja Vetëvendosje:1. Albin Kurti2. Visari Imeri3. Glauk Konjufca4. Ilir Deda5. Puhie Demaku6. Dardan Sejdiu7. Rexhep Selimi8. Liburn Aliu9. Aida Dërguti10. Besnik Bislimi11. Ismail Kurteshi12. Albulena Haxhiu13. Mytehar Haskuka14. Salih Salihu15. Besa Baftija16. Shqip PantinaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës:1. Ramush Haradinaj2. Daut Haradinaj3. Pal Lekaj4. Donika Kada Bujupi5. Bali Muharremaj6. Blerim Shala7. Time Kadrijaj8. Rrustem Berisha9. Lahi Brahima10. Teuta Haxhiu11. Melihate TërmkolliLista "Srpska":1. Bojan Mitiq2.Velimir rakiq3. Slavko Simiq4. Slobodan Petroviq5. Sasha Milosavleviq6. Milka Vuletiq7. Milena Miliqeviq8. Jasmina Zhivkoviq9. Jelena BontiqNisma për Kosovën:1. Fatmir Limaj2. Jakup Krasniqi3. Haxhi Shala4. Shukrije Bytyqi5. Zafir Berisha6. Valdete BajramiPartia Demokratike Turke e Kosovës:1.Mahiq Jaggjilar2. Mufera Srbica SinikKoalicioni VAKAT:1. Rasim Demiri2. Duda BaljePartia Progresive Demokratike:1. Nenad RashiqPartia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës:1. Danush AdemiPartia e Re Demokratike1. Emilija RexhepiPartia Liberale Egjiptiane:1. Veton BerishaPartia e Ashkalinjëve për Integrim:1. Etem ArifiKoalicioni për Gorën:1. Adem HoxhaPartia e Re Rome e Kosovës:1. Kujtim PaçakuMarrë nga Evropa e Lirë