Fyle përshëndet anëtarësimin e Kosovës në SEECP, në takim merr pjesë Jahjaga

Rumani- Komisioneri Stefan Fyle ka përshëndetur ditën e sotme anëtarësimin Kosovës në SEECP. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Fyle thekson se Kosova bëhet sot pjesëtare e barabartë e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) falë sjelljes konstruktive nga të gjithë.“Kosova u bë sot pjestare e barabartë e SEECP. Kjo falë qëndrimit shumë konstruktiv nga të gjithë”- shkruan Fyle.2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë në takimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet nën organizimin e presidencës së radhës të Rumanisë.Gjatë fjalës së saj, Presidentja Jahjaga tha se prioritet i Republikë së Kosovës është ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore.Ajo deklaroi se Kosova do të vazhdojë të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit dhe promovuese e marrëdhënieve të mira fqinjësore.Jahjaga theksoi se Kosova ka dëshmuar këtë vendosmëri në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, një nga ndërmarrjet më të vështira politike, që ka kërkuar një kurajo të madhe.Në takim po marrin pjesë presidentë dhe përfaqësues të shteteve të Evropës Juglindore, si dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle.