Blloku opozitar gati marrëveshjen me VV-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2014, 11:15
Prishtinë - Blloku opozitar që ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje është i sigurt se i ka numrat për ta krijuar Qeverinë e re, ndërkaq gjatë ditës së sotme (30.06.2014), pritet që treshja politike, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, t’i heqin të gjitha dilemat nëse do të pajtohen me kushtet e shtruara nga “Vetëvendosja” e Albin Kurtit.Tre liderët politikë të bllokut opozitar në kuadër të konsultave të vazhdueshme pritet që edhe sot të takohet me liderin e VV-së, për t’ia qartësuar qëndrimin rreth kushteve të shtruara nga partia e Kurtit. (Marrë nga Zëri)