Kosovë, sot protestë paqësore tek Ura e Ibrit kundër Parkut të Paqes

Kosovë - Lajmi për një protestë paqësore të qytetarëve të Mitrovicës që pritet të mbahet sot kundër të ashtuquajturit Parku i Paqes mbi Urën e Ibrit, tashmë është duke qarkulluar shumë në rrjetet sociale.Labinot Musliu, përfaqësues i një grupi të rinjsh, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se protesta do të jetë kundër barrikadës mbi urë dhe zhardenier të betonit.“Ftojmë të gjithë të interesuarit që nesër nga ora 15:00, të marrin pjesë në protestën paqësore kundër turpit me të ri të vendosur mbi Urë”, ka thënë Musliu.Marrë nga Kosova Pressar.sh/Oranews.tv