Doris Pack: Haradinaj nuk i ka fituar zgjedhjet, Kosovës i duhet koalicion i madh PDK - LDK
Mendoj se në situatën në të cilën ndodhet tani Kosova, koalicioni LDK – PDK do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën. Kështu tha në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, eurodeputetja gjermane dhe mikja e madhe e Kosovës, Doris Pack. Ajo është shprehur shumë e brengosur për hyrjen e LDK-së në koalicion me zotin Haradinaj dhe Albin Kurtin.Radio Kosova: Zonja Pack si e vlerësoni procesin zgjedhor të 8 qershorit?Doris Pack. Të gjitha informacionet që kam marrë janë tejet pozitive për zgjedhjet e 8 qershorit. Ato kaluan të rregullta. Kësaj radhe nuk ka as një vërejte dhe siç e dini askush nuk ka thënë as qoftë edhe një fjalë të keqe për zgjedhjet. Pra, mendimi im është se ato u zhvilluan dhe u mbajtën në mënyrë shumë korrekte.Radio Kosova: Partia e kryeministrit Hashim Thaçi doli fituese e zgjedhjeve, por ai nuk e ka shumicën e votave për të formuar qeverinë. Në anën tjetër, katër parti janë bërë bashkë për ti pamundësuar formimin qeverisë zotit Thaçi. LDK e drejtuar nga Isa Mustafa, AAK nga zoti Haradinaj, Vetëvendosje nga Albin Kurti dhe Nisma nga zoti Fatmir Limaj kanë propozuar për mandatar zotin Ramush Haradinaj. Cili është komenti juaj?Doris Pack: Nuk më ka gëzuar kjo gjë, sepse zoti Haradinaj nuk i ka fituar këto zgjedhje. Nuk është as fituesi i dytë. Mendoj se ka zgjidhje më të mirë. Është e natyrshme që një parti, e cila fiton zgjedhjet, por nuk ka shumicën, të kërkojë një partner koalicioni dhe ta farkojë atë. Kështu ishte e detyruar edhe Angala Merkel. Më të njëjtin problem tani po ballafaqohet edhe Kosova dhe kjo është e natyrshme në të gjitha demokracitë. Prandaj, është legjitime nëse disa parti mblidhen rreth një koalicioni për të themeluar një qeveri të re. Unë nuk kam as dyshimin më të vogël të legjitimiteti që ka një iniciativë e tillë. Por, pyetja shtrohet: a është zoti Haradinaj ai që duhet të nominohej për kryeministër?! Pyetja tjetër është: nëse partia ime si motër Lidhja Demokratike e Kosovës, po lidh koalicion me parti që duan kthimin e Kosovës prapa. Këtë e them kur kujtoj programin e Vetëvendosjes dhe Albin Kuritit, i cili nuk dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe përparimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Të paktën kështu e ka thënë vetë disa herë zoti Kurti. Përveç kësaj VV është një parti që kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe. Prandaj, mendoj se partia e Ibrahim Rugovës nuk do të duhej të ishte në një koalicion me një parti të tillë dhe nuk mund ta marr me mend se mund të mbështesë diçka të tillë. Për më tepër, jam e brengosur se një lidhja e tillë midis këtyre partive dhe as personi i nominuar për kryeministër nuk janë ato që tani i duhen Kosovës.Radio Kosova: A është kjo arsyeja që ju e paralajmëruat sot zotin Mustafa përmes një postimi në llogarinë tuaj në Tweeter?Doris Pack: Unë nuk kam paralajmëruar askënd, unë kam shprehur brengen time. Unë brengosem për Kosovën. Ne duam njerëz në qeveri që punojnë për të ardhmen e Kosovës. E konsideroj shumë të drejtë synimin e zotit Mustafa që me këto parti të rrëzojë zotin Thaci dhe partinë e tij PDK, por në një rast të tillë do të duhej LDK të nominonte kryeministrin, pasi ajo është partia e dytë. Në një rast të tillë do të kisha mirëkuptim dhe nuk do kisha asgjë kundër. Brenga ime është se LDK lidh koalicion me parti që kanë qëllime, të cilat nuk do të duhej t'i kishin.Radio Kosova: Mund të paramendoni një koalicion të madh midis LDK-së dhe PDK-së ashtu siç është në Gjermani midis dy parive më të mëdha?Doris Pack: Mendoj se në situatën në të cilën tani ndodhet Kosova kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Ky është vetëm mindimi im dhe nuk i jap vetes të drejtë të jap këshilla nga Gjermania. Ky koalicion i LDK-së tani me parti që dëshirojnë diçka tjetër, në kundërshtim me qëndrimin e Bashkimit Evropian, mendoj se nuk do ta bëjë Kosovën të lumtur.Marrë nga RTK