Dy festa të ndara për statusin, opozita bojkoton pritjen e Ramës, ndjek Bashën

Tiranë- “ Çiljeta nuk do këndojë këtë herë. Ne po pregatitemi, do të ftojmë të gjithë ata që mendjnë se duhen ftuar, edhe Sali Berishën” do të deklaronte kryeministri Edi Rama me 24 qershor.Por pavarësisht kësaj deklarate, mazhoranca dhe opozita do të festojnë të ndara marrjen e statusit. Dy festa të ndryshme do të organizohen sot në Tiranë, edhe pse komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, tha se statusi ishte meritë e dy qeverive.Kryeministri Rama siç paralajmëroi në konferencën për shtyp më 24 qershor, ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave ku janë ftuar presidenti Nishani, kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha dhe deputetë të opozitës.Ftesat janë dërguar prej ditësh, por burimet brenda PD-së bëjnë të ditur se asnjë prej eksponentëve të opozitës nuk do të shkojë në pritjen e kryeministrit Rama.Për më tepër bashkia e Tiranës, e drejtuar nga kryeopozitari Basha ka organizuar një festë të sajën për statusin në të njëjtën orë me pritjen e Ramës, që do të organizohet në Amfiteatrin e liqenit të Tiranës. Dhe pritet që në këtë festë, që do të shoqërohet edhe me një koncert, të jenë të pranishëm edhe eksponentët e lartë të opozitës.Ish-kryeministri Berisha një ditë pas statusit, edhe pse nuk ktheu përgjIgje të drejpërdrejtë,la të nënkuptohet se nuk do të shkojë në një festë të tillë.“ Ajo që mund të bëjë Rama, mendoj unë, një ndjesë shqiptarëve për bllokimin e statusit dy vite me radhë se është dhe kontradiktotr. Po të gjithë fiksimin ai e ka tek artistja e shquar Çiljeta”.Ende nuk është e konfirmuar nëse presidenti Nishani do ti bashkohet festës së qeverisë në pallatin e Brigadave apo do të ndjekë koncertin e bashkisë së Tiranës.Ndërkohë në pritjen festive të Ramës, e cila siç tha ai do të jetë gjithëpërfshirëse, do jenë të pranishëm kryeparlamentari Meta, aleatët e qeverisjes, deputetë ndërsa janë ftuar ish-kryeministra, ish-ministra të integrimit apo të jashtëm, diplomatë të akredituar në Tiranë, drejtues të mediave dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile, botës së artit, kulturës dhe asaj akademike.