Intervista me Agron Pëllumbin: Arsimi profesional dhe sfidat, 27 Qershor 2014

Drejtori i Arsimit dhe Formimit Profesional në ministrinë e Mirëqënies Sociale Agron Pëllumbi ishte sot në studion e Ora News në një intervistë për të folur për gjëndjen aktuale të arsimit profesional edhe për strategjinë e Ministrisë së Mirëqënies Sociale për zhvillimin e këtij arsimi. Një ditë më parë, 26 qershor Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin nr. 8872, datë 29.03.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar me 73 vota pro dhe 1 kundër. Sipas këtyre ndryshimeve i kalohet përgjegjësia Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Gazetar Edvin Peçi