Sot, 70 vjet nga genocidi grek mbi çamët, Idrizi mbështetet nga Albin Kurti
Tiranë – PDIU-ja e Shpëtim Idrizit është mbështetur fort sot për zgjidhjen e çështjes çame, nga një aleate e saj nga Kosova, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti.Ndërsa komuniteti çam në Shqipëri ka përkujtuar sot në qëndër të Tiranës, 70-vjetorin e genocidit grek mbi popullsinë çame, thirrur në një tubim të gjërë nga PDIU, në radhën e parë binte në sy i ftuari nga Kosova, kreu i Vetëvendosjes.Në mes të flamujve kombëtarë që kishin mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Shpëtim Idrizi, që hapi tubimin, tha:“Ne të PDIU-së, jemi sot partia e vetme që mban të gjallë flamurin e shqiptarizmit në parlament. Kjo është arsyeja pse ne jemi aleatët më të fortë të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë që e vetme mban të palëkundur flamurin kombëtar.Vetëvendosja ishte partia e vetme që në këto zgjedhje e mbajti të hapur çështjen e bashkimit kombëtar.Do ju lutesha të përshëndetnit me një brohoritje të fortë Albin Kurtin, liderin heroik të Vetëvendosjes, njeriun që nuk lëkundet për mbrojtjen e kauzës sonë kombëtare, e kauzës çame.Me Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës nga Vetëvendosja, ne e bëmë të hënën, Prishtinën si Tiranën. Ne e bëmë Kosovën që të thotë njëzëri me Shqipërinë: ne e duam Çamërinë.Nuk jemi këtu për të filluar një vajtim kolektiv për gjëmën që na ka rënë," - theksoi Idrizi, - "por jemi këtu për ta shdërruar atë në forcën e 10 milionë shqiptarëve kudo ku i kanë dhënë Zoti."Albin Kurti: Çamëria të dalë nga harresa e shqiptarëve e pastaj, ajo e ndërkombëtarëveNë fjalën e tij, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha: “Sot jemi mbledhur në 70 - vjetorin e genocidit grek mbi Çamërinë, por sot ne shënojmë edhe 170- vjetorin e Fjalorit të Naum Veqilharxhit, edhe 170-vjetorin e “Megalidhesë” si dhe 170-vjetorin e “Naçertanjes” së Serbisë.Pra, shqiptarët janë për gjuhën shqipe, ndërsa serbët e grekët janë shtete ekspansioniste dhe kjo nuk ka ndryshuar e as do ndryshojë vetvetiu, por vetëm kur shqiptarët do të ngrihen dhe do të zmbrasin orekset e tyre.Genocid ndaj shqiptarëve është bërë vetëm se shqiptarët nuk ishin pakicë, por se ishin shumicë. Genocidi nuk bëhët ndaj pakicës. Prandaj neve na takon që Çamërinë ta trajtojmë ashtu si është dhe duhet të jetë gjithmonë, pjesë e çështjes kombëtare shqiptare. Çështja çame është pjesë e së tërës dhe ka nevojë për vëmendjen e të gjithëve.Çamëria duhet të dalë së pari nga harresa dhe neglizhenca e shqiptarëve dhe pastaj, ajo e ndërkombëtarëve,” theksoi Kurti.Në fjalën e tij, Kurti nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova duhet ta ndihmojnë njera tjetrën në rrugën e integrimit, duke mos lejuar që Serbia të hyjë para tyre në Bashkimin Europian, me qëllim që rrugëtimi i tyre drejt BE-së të jetë më i lehtë.ar.sh/Oranews.tv(
Në foto: Pamje nga masakrat greke mbi popullsinë çame


