Atletja shtatzënë që surprizoi publikun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2014, 18:08
Vrapoi 800 metra në kampionatin e atletikës së Sacramentos, në Kaliforni, në javën e 34 të shtatzanisë. Atletja 28 vjeçare Alysia Montano, 5 herë kampione bote, përfundoi garën në 2 minuta e 32 sekonda, vetëm 35 sekonda më pak se rekordi i saj personal, i arritur në vitin 2010 në Meksikë. “Gjatë shtatzanisë jam ndjerë mirë, stërvitja fizike është optimale për të dy, si për mua ashtu dhe për fëmijën”, tha ajo, duke shpjeguar se mjekët e kanë inkurajuar në zgjedhjen e saj. Përtej polemikave të ngritura nga ecuria, kur Alysia kaloi vijën e finishit, publiku u ngrit në këmbë për atë duke e duartrokitur.