Sarandë, kapet 27-vjeçarja angleze, po largohej nga Shqipëria me fara kanabisi në çantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2014, 21:01
Sarandë - Policia e Sarandës ka arrestuar sot një angleze 27-vjeçare, Vichli Lowis Barnes, së cilës iu zbulua në çantë një sasi e konsiderueshme farash kanabis sativa, të cilat po i merrte me vete ndërsa largohej nga Shqipëria.Farat e kanabisit iu gjetën pas kontrollit rutinë në doganë. Dyshohet se farat e kanabisit ajo i ka blerë në Shqipëri.Dosja e saj iu kalua tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ndaj 27-vjeçares rëndon akuza për trafik ndërkombëtar droge.Oranews.tv