Statusi, SHBA uron Shqipërinë: Tani politika të punojë për negociatat
SHBA – Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon popullin shqiptar dhe mirëpret vendimin e sotshëm të Këshillit të Europës, që miratoi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.Nga ana tjetër, në një mesazh drejtuar Shqipërisë, insistohet në kërkesën se partitë duhet të vazhdojnë të punojnë me njera –tjetrën për të mundësuar edhe anëtarësimin e vendit në Bashkimit Europian.Në një mesazh të Departamentit Amerikan të Shtetit, dërguar sot Tiranës zyrtare, thuhet: “Ne përshëndesim punën e vështirë të qeverive të tanishme dhe të mëparshme, që kanë investuar për arritjen e këtyre objektivave të rëndësishme.Partitë politike shqipare, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, do të duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të çuar më tej Shqipërinë drejt rrugës së anëtarësimit në BE.SHBA dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të qëndrueshëm.Ne mbetemi të angazhuar dhe i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, populli shqiptar, që të ndjekë rrugën e zgjedhur drejt një të ardhmeje të begatë evropiane.ar.sh/Oranews.tv