Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Shqipërinë për statusin, do të vazhdojmë sëbashku

Tiranë - Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Qeverinë dhe popullin shqiptar për marrjen e statusit kandidat për në BE, vendim që u zyrtarizua dhe finalizua sot nga liderët europianë."Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat të Bashkimit Europian dhe do të vazhdojmë të punojmë me popullin shqiptar ndërsa ecën përpara," - thuhet në mesazhin e kësaj ambasade.ar.sh/Oranews.tv