Basha: Dy lajme të gëzuara, miratimi i statusit dhe zgjedhja e Juncker

Tiranë -  Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dhënë i pari sot, dy lajme nga Brukseli për qytetarët shqiptarë, që ai i ka konsideruar "të gëzueshme"."Dy lajme të gëzueshme për Shqipërinë nga samiti i BE," - njofton Basha në një mesazh, -"Lajmi i parë, miratimi i statusit të vendit kandidat; lajmi i dytë i gëzueshëm, miratimi i Jean-Claude Juncker për President të KE.Përshëndes aprovimin nga Këshilli Europian të kandidatit të PPE, Juncker për drejtimin e KE-së, e vlerësoj Juncker si një politikan me përvojë të madhe dhe një europianist i palëkundur," - ka theksuar kryetari i PD-së.ar.sh/Oranews.tv10440967_419168404892460_4853495274132829776_n