Tahiri: Himara të bashkohet me Lukovën e Vranishtin. Mosbindja civile, flluskë
Vlorë- Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka kritikuar nga Vlora, nismën për mosbindje civile të popullsisë së Himarës. Ne jemi dy parti që ecim në rryma të kundërta, tha Tahiri teksa ju referua PBDNJ-së.“Në parlamentin shqiptar ka shqiptarë dhe bijë shqiptarësh. Ata që kërkojnë mosbindje civile apo ndonjë parti që bredh andej dhe këtej dhe bëhet palë me ndonjë gjakprishur i vetëshpallur grek apo filogrek. Ne jemi në parlament për çështje shqiptare, mua më ka votuar Lumi i Vlorës, më ka votuar Vranishti, më ka votuar Kuçi dhe do jem përkrah tyre në të gjitha format dhe do ta votoj reformën territoriale që Himara të jetë bashkë me Vranishtin se kjo është për detyrë dhe e kam për detyrë ndaj shqiptarëve të gjithë Shqipërisë. Rryma e tyre flet gjithmonë për Vorio Epirin, kurse ne flasim për real Epirin e jugut ku është një pjesë shqiptare. Të dy palët ecin në të kundërt të njëri-tjetrit, por e saktë është kjo që flasim ne” deklaroi aiDeklarata e deputetit të PDIU u bë pas shfaqjes së aktivitetit përkujtimor që u mbajt në Vlorë në kuadër të 70-vjetorit të genocidit grek ndaj popullit çam..