Dështon sezoni veror në Porto Romano, veç mbetjeve urbane, uji i detit ka edhe karburant

Durrës- Mund të konsiderohet i dështuar sezoni turistik në zonën e Porto Romanos, në Durrës.Përveç ndotjes që është kthyer në një lajm të rëndomtë tashmë, është kontaminuar dhe fauna bregdetare, për shkak të derdhjeve të ujërave të zeza, karburanteve por edhe gjuetisë së paligjshme.Qytetarët shprehen të indinjuar dhe mosbesues në lidhje me përmirësimin e kësaj situate.Dikur Porto Romano konsiderohej si e ardhmja e turizmit në Shqipëri, por nga indiferenca e pushteteve që kanë bërë rotacion, apo edhe investimet industriale në këtë zonë, turizmi është goditur rëndë.