VIDEOLAJM/ Turizmi: Je gomar, nëse nuk i pret njerëzit me kulturë

Tiranë – Nëse nuk di të presësh me edukatë e kulturë, turistët që vijnë në hotelin tënd, nuk je përveçse një gomar!Këtë mesazh me video humoristike dhe sarkastike ka shpërndarë Agjencia Kombëtare e Turizmit, këtë sezon veror, e detyruar të japë mësime të edukatës morale ndaj qytetarëve shqiptarë: mirëpriti njerëzit me respekt, mos hidh plehrat nga makina dhe …mos pështy në tokë!Në dukje, janë sjellje që është turp të zihen në gojë për një vend që konsiderohet i qytetëruar dhe europian, por në realitet, janë pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve.Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ndërmarrë kështu një nismë sensibilizuese ndaj disa sjelljeve të caktuara të pahijshme, të cilat përveçse mund të jenë mjaft të bezdisshme për qytetarët, dëmtojnë rëndë edhe imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në botë.Në prag të sezonit veror, me synim që pushuesit vendas dhe të huaj të gjejnë një klimë sa më të ngrohtë dhe të këndëshme kudo që ata ndodhen për të vizituar skajet e Shqipërisë, AKT ka vendosur që ta kryeje këtë ndërgjegjësim përmes disa mesazheve mjaft të drejtëpërdrejta dhe që nuk lënë vend për nënkuptime apo mesazhe të koduara.Tre spotet e AKT-së prekin çështje delikate në jetën e përditshme qytetare, si ato të sjelljeve aspak dashamirëse me mjedisin që na rrethon, apo kultura e shërbimit ndaj klientëve.armanda shtembari/Oranews.tvspot3Kur i pret turistët pa kulturë...Kur mbeturinat që hedh nga makina, të përplasen në fytyrë...Kur pështyn në tokë...