Presidenti i KE, Barroso, të hënën në Tiranë, viziton edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda

Tiranë – Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, ditën e hënë më 30 qershor, do të bëjë edhe një vizitë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian.Pas vizitës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Presidenti Barroso, Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda, Sandër Simoni si dhe Kryeministri Edi Rama do të mbajnë një fjalë para medias në orën 15.55 në Gykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.ar.sh/Oranews.tv