GRECO zbulon hilen me imunitetin e gjyqtarëve e deputetëve

Strasburg - Grupi i Shteteve kundër korrupsionit i Këshilli i Evropës i njohur si GRECO ka zbuluar "linenë" e zyrtarëve shqiptarë me kufizimin e imunitetit.Në raportin e publikuar sot nënvizohet se ndryshimi në Kushtetutë  për imunitetin është i pazbatueshëm për faktin se nuk është reflektuar në Kodin e Procedurës Penale."Më e rëndësishmja është se pavarësisht ndryshimeve të vlerësuara gjerësisht të Kushtetutës që kufizojnë imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve, zbatimi i tyre është penguar nga mungesa e ndryshimeve përkatëse në Kodin e Procedurës Penale."Kështu thuhet në raportin që GRECO ka publikuar sot, Raporti i Katërt i Vlerësimit për Shqipërinë, që trajton parandalimin e korrupsionit në lidhje me deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët.Grupi i Shteteve kundër korrupsionit i Këshilli i Evropës (GRECO) gjykon se  Shqipëria i ka ligjet dhe rregullat për ta luftuar korrupsionin, por ato i ndryshon vazhdimisht dhe interpretimet e tyre nga palët bëhen në mënyrë kontradiktore.GRECO pranon se, ndërkohë që ekzistojnë rregullore të detajuara për antikorrupsion dhe konfliktet e interesit, kuadri ligjor ekzistues është shumë kompleks dhe stabiliteti i tij është dëmtuar nga ndryshimet e shumta dhe të shpeshta të cilat shpesh kanë qenë subjekt interpretimi kontradiktor. Përveç kësaj, rregullat përqëndrohen kryesisht në ndalime dhe kufizime, në dëm të informimit publik dhe transparencës, gjë që e kufizon ndikimin e tyre.Gjyqësori shqiptar, në veçanti, vuan nga niveli i ulët i besimit të publikut dhe pozita e tij përkundrejt degëve të tjera të pushtetit mbetet e dobët. Gjyqësori nuk ka kontroll mbi zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, dhe e drejta për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit i takon Ministrit të Drejtësisë. Për më tepër, Konferenca Gjyqësore Kombëtare - organi kryesor vetë-qeverisës gjyqësor - nuk ka qenë plotësisht funksional për vite dhe kjo ka pasur një ndikim negativ në përzgjedhjen, avancimin në karrierë, trajnimin, dhe procedimin disiplinore të gjyqtarëve.Për sa u përket anëtarëve të parlamentit transparenca dhe hapja e punës së Kuvendit është penguar nga mungesa e mundësisë për të draftuar legjislacion përpara miratimit formal te tyre. Dobësia e deputetëve për të zhbërë influencat është e dukshme por jo objekt i rregullimit. Rëndësia e pasjes së standardeve të qarta të sjelljes profesionale nuk konsiderohet si prioritet, dhe nuk egziston një sistem për njoftimin rast pas rasti për konfliktet e interest. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, pavarësisht ndryshimeve të vlerësuara gjerësisht të Kushtetutës që kufizojnë imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve, zbatimi i tyre është penguar nga mungesa e ndryshimeve përkatëse në Kodin e Procedurës Penale.Zbatimi i dhjetë rekomandimeve drejtuar Shqipërisë do të trajtohen nga GRECO në gjysmën e parë të vitit 2016 përmes procedurave të saj të pajtueshmërisë.

Ja raporti i GRECO