Tiranë, Arrestohet një shqiptar dhe një kosovar, rekrutonin ushtarë për në Siri

Tiranë - Një shqiptar dhe një kosovar janë vënë mbrëmjen e sotme në prangat e Forcave të Antiterrorit dhe DFPO-së në kryeqytet, të dyshuar si persona që rekrutonin besimtarë myslimanë për t'i nisur në drejtim të Sirisë e për t'i bërë pjesë të konfliktit atje.Altin Demirlika quhet shtetasi shqiptar i vënë në pranga në zonën e Frigoriferit në Tiranë mbrëmjen e sotme.Emri i tij nuk është i panjohur, pasi në kohën që u vunë në pranga disa persona të akuzuar për terrorizëm, emri i tij figuronte në listën e personave që ishin larguar drejt Sirisë, por nuk ishin kthyer ende në Shqipëri.Oranews.tv