26-vjeçari me probleme kardiake apel për ndihmë, 40 mijë euro për jetën

Korçë- Erald Tahirllari është 26 vjeç e megjithatë rrezikon të humbasë jetën për shkak të problemeve kardiake që në lindje.Babai i tij thotë se i biri mund t'i rikthehet jetës normale, por duhet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka një kosto financiare prej 40 mijë eurosh.Gjendja e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet, nuk i jep mundësi të përballojë shpenzimet e operacionit, por ai i frikesohet më tepër faktit se si do t’ia dalë Eraldi kur ai të mos ketë më fuqi për të punuar.“Kemi vuajtur. Është shumë e vështirë të shoh djalin të sëmurë. Djali nuk punon, po bëhet 26 vjeç dhe nuk punon asgjë, nuk ngre dot një gjë të vogël. 40 mijë euro kërkon operacioni, jashtë. Nesër mund të mbyll sytë unë, ai mbetet rrugëve.S’kemi kërkuar gjëkundi, hera e parë sot.Shteti ta ndihmojë”shprehet ai.Babe e bir jetojnë në fshatin Lumalas. Mamaja e Erlaldit ka ndërruar jetë para disa vitesh dhe gjithçka ata duhet ta bëjnë vetë.Eraldi thotë se paga që ai merr si pension është vetëm 90 mijë lekë të vjetra dhe as që mund të mendohet që me të ai të arrijë të përballojë operacionin.Me të ardhurat mujore mezi përballohen shpenzimet e përditshme. Për më tepër ai nuk mund të punojë, pasi lodhja fizike por edhe emocionet i shkaktojnë probleme me frymëmarrjen.“ Ju falenderoj nga zemra që erdhët. Ka qenë shumë e vështirë kur e mora vesh i vogël dhe gradualisht kur u rrita. Lojëra me top, nuk kam mundur, hidhërime jo e jo, gëzime, një festë të bëhet kam ankthe. Shumë pengesa, shumë gjëra. Po të ec në rrugë të largët lodhem. Kërkoj ndihmë nga shteti apo ndonjë biznesmen të vërë dorë… Kam bërë vizita në Greqi.Në Tiranë tek QSUT, po e shikojnë të vështirë. Operacioni kushton 40 mijë euro, nuk përballohen dot vetëm jashtë shtetit. Edhe këtu bëhet, por në një klinikë private, por duhen lekë. Një ekzaminim duhen 400 euro, unë nuk e përballova dot, ika nga Tirana dhe erdha në shtëpi.Edhe miqësia dhe shoqëria nuk kanë çfarë më bëjnë se kanë hallet e tyre. I jam drejtuar Kryeministrit edhe qeverisë që ka qenë dhe vetëm letra nuk më kanë ndihmuar kështu dhe vizita falas. I kërkoj ndihmë shtetit të më ndihmojë se jam në hall, kërkoj shëndet, të shërohem, s’kërkoj gjë tjetër” apelon Eraldi.Babë e bir shpresojnë që dikush ti ndihmojë për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, pasi deri më sot nga shteti kanë marrë vetëm letra.