Durrës, një "destroyer" i Flotës së 6 amerikane mbërrin në port
Durrës - Një "destroyer" amerikan i raketave udhëzuese, USS Donald Cook (DDG 75) ka mbërritur në portin e Durrësit për një vizitë në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak midis ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj shqiptare dhe në vazhdën e përpjekjeve të Flotës së 6-të Detare Amerikane për forcimin e bashkëpunimit detar dhe rritjen e stabilitetit në rajon.Ndërsa anija është në port, USS Donald Cook do të kryejë një shkëmbim të operacioneve detare me homologët e tyre të marinës shqiptare, Policisë Kufitare dhe Shërbimit Doganor. Oficerë të lartë dhe zyrtarë të Marinës Amerikane, Ambasadës Amerikane, dhe qeverisë dhe ushtrisë shqiptare do të kenë mundësi për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal të dy shteteve. Vizita si kjo ndihmojnë të dy ushtritë tona të ndërtuar njohuri të përbashkëta mbi taktikat detare, profesionalizmin, mirëkuptimin kulturor, besimin, si dhe për të ndihmuar forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë.ar.sh/Oranews.tv

