Gjosha-Besimi: Bashkëpunimi rajonal, me rëndësi për prespektivën e përbashkët europiane
Tiranë- Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha priti sot në një vizitë zyrtare, Zv. Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve, Ministrja theksoi se kjo vizitë ka përkuar vetëm dy ditë pas vendimit që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, i cili është një sinjal mjaft pozitive, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor, perspektive e së cilit është padyshim anëtarësimi në familjen e madhe evropiane.Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë bindjen e njëjtë se thellimi i bashkëpunimit, fryma e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit mes vendeve tona dhe gjithë rajonit janë modeli më i mirë që duhet të ndjekim për aspiratën tonë të përbashkët.“Kjo frymë, është nënvizuar edhe në Konkluzionet e Këshillit të BE-së, dy ditë më parë, pas vendimit për Shqipërinë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Maqedoninë, janë dhe do të mbetën në vazhdimësi prioritet i patjetërsueshëm i politikës sonë të jashtme si dhe ndërlidhen ngushtë me shkallën e respektimit te të drejtave të shqiptarëve, sipas detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. Në mbështesim vijimësinë e procesit të integrimit të Maqedonisë dhe fqinjëve tanë”, tha Ministrja Gjosha.Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për nismat rajonale dhe theksuam rëndësinë e qasjeve të reja që do të çojnë në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe më gjerë. Duke i konsideruar të një rëndësie të veçantë, për projektet e përbashkëta ndërkufitare të cilat ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendeve tona.“Si përfaqësuese e qeverisë shqiptare, dua të theksoj procesi i integrimit na bashkon edhe më shumë që të jemi krah njëri-tjetrit,duke shkëmbyer kulturën dhe eksperiencat, në mënyrë që të afrojmë sa më shpejt popujt tanë drejt të ardhmes të suksesshme që mundëson projekti evropian”, tha Ministrja GjoshaBesimi përcolli urimet e tij për statusin e vendit kandidat dhe konfirmoi se integrimi evropian është prioritet i Republikës së Maqedonisë. Ai tha se statusi i vendit kandidat është një lajm qe sjell optimizëm tek qytetarët Shqiptare dhe në gjithë rajonin, duke rritur besueshmërinë në BE.Zv. Kryeministri Maqedonas u fokusua tek thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e integrimit evropian duke shkëmbyer përvojat ne reforma, menaxhimin e fondeve te BE si edhe ne zbatimin e rekomandimeve te Komisionit Evropian dhe përfundimeve te Këshillit.Dy bashkëbiseduesit diskutuan për ngritjen e grupeve te punës të cilët do te bashkëpunojnë ne nivel teknik për përmirësimin e projekteve te përbashkëta, për përmirësimin e zbatueshmërisë se konkluzioneve te Këshillit . Ne fund, Besimi e ftoi Ministren Gjosha për një vizite zyrtare ne Maqedoni ne një kohë të përshtatshme për të.