Tiranë, vritet në atentat mafioz biznesmeni Artan Santo, atentatorët e ndoqën me motor

Tirane- Ekzekutohet në qendër të Tiranës bankieri Artan Santo, një nga biznesmenët më të rëndësishëm në Shqipëri, bashkëpronar dhe drejtori i bankës "Credins" dhe bashkëpronar i medias “Focus group” dhe televizionit Skan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm në zonën e ish-bllokut, në Tiranë, në kohën kur Santo po shkonte në zyrën e tij.Kanë qënë dy persona me një motor dhe skafandra në kokë që kanë derdhur mbi biznesmenin 6 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.Dëshmitarë okular të ngjarjes sqaruan se dy personat me mjetin pa targa kanë bërë xhiro në zonën e ish- Bllokut, për më shumë se 30 minuta deri në momentin e daljes së Santos nga shtëpia.Më pas ata e kanë ndjekur me motor deri tek banka.Ka qënë pikërisht dalja e 58 vjecarit nga makina kur dy personat kanë qëlluar mbi automjetin  e pronarit të Bankës Credins dhe pronarë dhe aksioner në disa media në vend.Santo është munduar që tu shpëtojë plumbave,duke tentuar të hyjë në bankën e tij, por në këtë kohë ai është goditur edhe 5 herë të tjera, duke gjetur vdekjen vetëm pak metra larg hyrjes së biznesit që ai drejtonte prej vitesh.Në kryqëzimin ku ndodhi ngjarja ka qënë me shërbim dhe një efektiv i policisë rrugore, i cili është kërcënuar më armë nga atentatorët,për të mos i dhënë mundësi atij të lajmërojë kolegët e tij.Pas përfundimit të punës atentatorët janë larguar me shpejtësi nga blloku në drejtim të zonën së liqenit, ku dhe janë ndjekur nga polici rrugor. Shitësja e luleve përballë bankës kredins tregon edhe ngjarjen dhe atë cfarë pa në ato 3 minuta.Pas kësaj e gjithë policia e shtetit është vënë në kërkim të autorëve,duke përdorur edhe helikoptërë në operacionin e nisur nga FNSH dhe reparti RENEA.Kërkimet janë fokusuar në zonën e Fushë-Krujës, pasi ka dyshime të forta se atentatorët janë nga kjo zonë dhe janë fshehur në afërsi të urës së Gjoles. Gjatë aksionit në Fushë-Krujë janë shoqëruar dhe disa persona, ndër ta dhe pronari i motorit. Ai ka sqaruar para autoriteteve se kishte ditë që e kishte shitur mjetin e tij dhe nuk di asgjë për ngjarje. Ndërkohë që një sërë shoqërimesh janë bërë dhe në Tiranë, shoqërime të cilat deri tani nuk kanë zbardhur detaje të vlefshme për hetimin.Një grup hetimor i posaçëm është ngritur për këtë ngjarje mjaft të rëndë nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku janë të angazhuar një numër i madh personash. Hetimet janë shtritë në disa pista, pasi është shumë herët që të përjashtohen pista të caktuara. Ka dyshime të forta që kjo vrasje të jetë kryer nga një dorë tejet profesionte, pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes.Një predhe tejshpuese e cila ka goditur në kokë biznesmenin dhe plumbat në trup janë e vetmja provë që ka grupi hetimor. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurës së morisë së bizneseve që ndodhen në zonën e bllokut. Porkuroria i ka marrë në dorë këto filmime, por nuk mund të zbardhen shume fakte nga videot, pasi gjatë gjithë kohës atentatorët nuk i kanë hequr kokoret.Operacioni i nisur në Fushë-Krujë, hetimet që po kryhen në Tiranë pritet të konkretezohen edhe personat e parë të arrestuar apo edhe pista ku do të fokusohet hetimi i organit të akuzës. Ngjarja e vrasjes së bankierit të njohur Artan Santo është një nga krimet të rënda të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, shtoi këtu faktin që ndodh në qendër të Tiranës dhe në mesin e ditës.Çfarë ndodhi Minute pas minuteOra 20:15 Homazhe nga shoqëria civile në vendin ku u vra Artan SantoQytetarë dhe personalitete të ndryshme në orët e mbrëmjes kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në vendin ku u vra Artan Santo, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.Ata kanë kryer homazhe përpara fotografisë së biznesmenit të ndjerë, përkrah së cilës shkruhet “Mafia po na vret”.homazhet e artan santosOra 16:50 Nesër homazhet dhe ceremonia mortore për Artan SantonFamilja Santo ka falenderuar të gjithë miqtë, te afermit, koleget, te njohurit e Artanit, por edhe te gjithe shqiptaret, per solidaritetin dhe ngushellimet e ndjera ne kete moment kaq te veshtire. Diten e neserme, e premte, 27 qershor, ne oren 10.00, familja do te prese vizita dhe do te kryhen homazhe ne nderim te Artan Santos ne ambientet e Hotel Sheraton, nderkohe qe ne oren 16.00 do te zhvillohet ceremonia funebre prane varrezave te Sharres.Ora 16: 25 Prokuroria:Ngre grup të posaçëm hetimorProkuroria e Përgjithshme deklaron se ka ngritur një grup hetimor  të posacëm për të zbardhur vrasjen.“Prokuroria po punon me intensitet të lartë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të zbuluar autorët dhe qëllimin e ngjarjes së rëndë, të ndodhur sot në Tiranë, në të cilën është vrarë më armë zjarri shtetasi Artan Santo, biznesmen dhe figure e njohur publike ne fushen e finances dhe medias. Menjehere pas marrjes se njoftimit per ngjarjen, Prokurori i Pergjithshem, z. Adriatik Llalla urdheroi Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane per te ngritur nje grup te posacem hetimor per zbardhjen ne nje kohe sa me te shpejte kete ngjarje. Ky grup hetimor po koordinohet nga Prokuroria e Pergjithshme dhe ne dispozicion ka edhe logjistiken speciale te institucionit te Prokurorise. Media do të mbahet në kontakt të vazhdueshëm per hetimet mbi kete ngjarje, duke ruajtur njekohesisht sekretin hetimor" thuhet në njoftimin e prokuroisë. Ora 14: 30  Ndalohen 2 persona, njëri prej tyre është pronari i motoritPolicia thotë se ka ndaluar dy persona. Njëri prej tyre pronari i motorit dhe pronari i një pike servisi. Ata janë ndaluar në Fushë Krujë.servisi(Në foto: Servisi i pronarit të motorrit të atentatorëve)Ora 14: 22 Atentatoret me motor ndoqen makinen e Santos para vrasjes Një foto e publikua tregon se dy personat me motor kanë ndjekur makinën e Artan Santos. Në foto duket momenti kur makina po merr kryqëzimin tek godina e kryeministrisë, dhe pas duken dy atentatorët që po e ndjekin me motor.artan santo(Ne foto: Makina e Santos dhe prapa dy autoret qe e ndjekin me motor)Ora 14: 00 Dy atentatorët me motor levizin largohen lirisht Fotot e shpërndara nga policia tregojnë sesi dy atentatorët pas krimit janë larguar qetësisht  në zemrën e bllokut .  Ora shënon 9: 15 minuta. Kur dy personat me skanfandër të veshur me xhup të zi dhe me xhinse marrin rrugën drejt kryqëzimit në Librin universitar, 50 metra larg vendit ku ndodhi vrasja. Madje duket dhe makina e biznesmenit.Ndërsa dy autorët kanë lëvizur me motorin “Suzuki V Strome” lëvizja e makinave ka vijuar normalisht madje duket edhe një polic rrugor që ndodhet aty dhe vijon i qetë lëvizjen.autoret me motorr  dhe makina(Ne foto: Dy autoret me motor, 50 metra me tutje makina e Santos) Ora 13:40 Kryeministri Rama: Vrasje mizorePër vrasjen e biznesmenit Artan Santos ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rama e quan vrasjen e tij si një vrasje mizore.

Ora 13:37  Policia e con cmimin e shperblimit ne 100 mije euroVetëm 30 minuta pas njoftimit se do jepte shpërblim prej 10 mije eurosh policia e Kryeqytetit jep njoftimin e dytë se shuma që vihet në dispozicion shkon në 100 mijë euro, për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve, në cdo rast duke ruajtur anonimatin telefoni në 069 41 0000313:13 "Publikohet fotoja e dy autorëve që kanë qenë me motor dhe me skanfandër në kokë."[caption id="attachment_298878" align="aligncenter" width="411"]Ne foto Atentatoret duke u larguar nga vendi i ngjarjes Ne foto Atentatoret duke u larguar nga vendi i ngjarjes[/caption] 13:06  Policia jep 10 mije euro shperblim per ke jep informacion.Policia e Kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë euro, për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve, në cdo rast duke ruajtur anonimatin. "Për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në cdo rast duke ruajtur anonimatin duke ju ftuar të telefononi në numrin 069  41  00003.Krahas sa lartë, kërkojmë bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe  në numrin pa pagesë 129.Aktualisht grupi hetimor po punon  me intensitet në drejtim të zbardhjes tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve." thuhet në njoftimin për shtyp.artan-santoo Ora 12: 56  Santo u ekzekutua me plumb ne koke, vrasje e mirëorganizuar  Në vendin e ngajrjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë nga plumbat që janë qëlluar. Është gjetur një predhë tejshpuese që ka goditur kokën e biznesmenit. Grupi hetimor thotë se nuk ka gëzhoja në vendin engjarjes. Hetimet janë përqëndruar në disa pista por nuk jepen detaje. Vrasja ka qenë e mirëorganizuar sa është kujdesur që edhe gëzhojat të mos ngelnin në vendin e ngjarjes.Ora 1200 Policia: Po kryejmë veprimet hetimorePërmes njënjoftimi për shtyp policia thotë se po kryhen hetimet për vrasjen e ndodhur në orën 09:30 minuta.“Ditën e sotme rreth orës 09.30 është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjec, me detyrë Drejtori i Përgjithësh i një banke te nivelit te dyte.  Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vijimësi të hetimeve do t'ju informojmë në kohë.”Ora 11: 11 RENEA e FNSH ne Fushë Krujë   Forcat RENEA dhe  FNSH ndodhen në Fushë Krujë. Po ushtrojnë kontrolle në kërkim të autorëve.Ora 11: 07 Dëshmitari: Njëri autor  pistoletë në kokë policit rrugor, tjetri qëlloi SantonDëshmitarët okularë thonë se kanë qenë dy persona me motor. Njëri prej i ka drejtuar armën policit rrugor që  po kryente shërbimin e tij, dhe personi tjetër ka qëlluar mbi biznesmenin Santo. Ky është vetëm një version i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Lajmi informohet nga gazetari Zhabina nga vendi i ngjarjes.Ora 10:57 Policia ndoqi autorët deri tek Ura e GjolesPolicia ka ngritur postblloqe në dalje të Tiranës. Dyshohet se autorët janë larguar drejt Fushë Krujës. Burimet i thanë gazetarëve të Ora News se një efektiv i policisë rrugore ka mundur të ndjekë autorët deri tek ura e Gjoles, në hyrje të Fushë Krujës por më pas aty janë humbur gjurmët.Ora 10:45 Shitësja e luleve dëshmitarja e vrasjes së Artan SantosNjë shitëse lulesh ka qenë dëshmitarja që ka parë vrasjen. Ajo tregon momentin se si në momentin kur u dëgjuan të shtënat kalimtarë ishin fshehur. Ajo kujton dhe se dje Santo kishte blerë një tufë me lule" Nuk di sa persona kanë qenë. E vranë dhe e lanë aty, nuk u sul njeri. Njerëzit u tmerruan u fshehën. Pas të shtënav njerëzit kush e kush të ikte. Njerëzit e lanë aty dhe ikën. Po shkonte në punë. Dje erdhi këtu dhe bleu një tufë me lule" thotë dëshmitarja.dererreOra 10:31 Mësohet se autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjesOra 10: 10 Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndodhen në vendin e ngjarjes. Po kështu edhe zyrtarët e lartë të policisë.Ora 10:00 Mësohet se 54 vjeçari është qëlluar me tre plumba. Në orën 10: tyrupi është larguar nga vendi I ngajrjes. Vrasja ka ndodhur pikërisht në trotuarin pak metra larg shkallëve të bankës.Ora 09:49 Policia e Tiranës konfirmon se bëhet fjalë për biznesmenin Artan Santo.Ora 09: 45 “Në hyrje të bankës Credins, shoh një person të shtrirë.  Por nuk di se kush mund të jetë.” thotë Xhevahir Zhabina nga vendi i ngjarjes sot në orën 09:45 minuta.Dy persona kanë qenë me motor.“Ka qenë një atentat i pastër, por nuk jepen shumë detaje” thotë Xhevahir Zhabina, gazetari ynë që ndodhet në vendin e ngjarjes.Lajmi u bë i ditur rreth orës 09:20 minuta. Raportimi i pare nga vendi i ngjarjes i gazetaritKush ishte Artan SantoArtan Santo ka lindur në Tiranë me 7 shtator 1956. Ai ishte diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë si Ekonomist Kontabël dhe në Fakultetin e Shkencave Politike -Juridike, si jurist. E ka filluar karrierën e tij profesionale në vitin 1981 në Ndërmarrjen Tregtare Industriale në Tiranë, si kryerevizor. Në vitin 1990 punon në Bankën e Shqipë risë fillimisht si zëvëndës Drejtor i Drejtorisë së Jashtme e më pas Drejtor në Drejtorinë e Kambizmit. Ne vitin 1992 karriera e tij vijon në Bankën e Kursimeve, në të cilën nga viti 1997 e deri në 2001 ishte Drejtori Përgjithshëm. Nga viti 2002 e në vazhdim ishte Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank, e para bankë e themeluar me kapital 100 për qind shqiptar. Santo ishte babai i dy fëmijëve.