Kina ofron ndihmë në sektorin e strehimit, Gjermeni: Plagë shumë e ndjeshme
Kina ofron ndihmë në sektorin e strehimit.Gjatë një takimi me delegacionin kinez të Ministrisë së Zhvillimit Rural-Urban të Republikës Popullore të Kinës ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni deklaroi se gjendja e strehimit në vendin tonë është një plagë shumë e ndjeshme pavarësisht se po punohet për të gjetur një zgjidhje.Gjermeniu u shpreh se po kërkohen përvojat më të mira për nismat që po ndërmeren në fushën e strehimit."Doja ndihmën dhe përvojnë tuaj konkrete për të adresuar këtë problem që është kaq i ndjeshëm dhe që prek interesat e shumë qytetarëve dhe në Shqipëri. Në Shqipëri deri në vitet ’90 çështja e strehimit zgjidhej mes shtetit institucioneve qeveritare. Ndërkohë pas këtyre viteve kjo cështje është bërë më e ndjeshme për shumë qytetarë për faktin se e kanë të pamundur sidomos grupe të vecanta që janë në nevojë apo të varfër ta përballojnë apo të kenë një strehim ashtu si duhet”, u shpreh Gjermeni.Ministrja Gjermeni i parashtroi delegacionit edhe mundësitë që vendi ynë ka në sektorin e turizmit.